Flash News

Ditari i Opozitës

Kandidatët pretendojnë se janë shtuar emrat në lista, shtyhen zgjedhjet për kreun e PD-së në Bulqizë

Kandidatët pretendojnë se janë shtuar emrat në lista,

Komisioni i Rithemelimit të PD zhvillon sot votimet për zgjedhjen e kryetarit të PD në Bulqizë. Sipas komisionit, në listën e votuesve kanë qenë 1700 anëtarë, ndërsa së fundmi listës i janë shtuar edhe emra të rinj të anëtarësuar nga grupi i Rithemelimit duke e çuar listën në 2200 emra.

Sipas Komisionit të Rithemelimit zgjedhjet janë shtyrë për ditën e martë. Kandidati Fatos Hoxha pretendon se janë shtuar në listë afro 500 anëtarë më shumë. Nga 1700 anëtarë, lista ishte me 2300 anëtarë. Hoxha thotë se janë dy lista dhe se nuk është dakord për nisjen e procesit të votimit.

Edhe kandidati tjetër Dëfrim Fiku kërkon që të mos zhvillohet procesi zgjedhor me këtë listë votuesish. I vetmi kandidat në garë që kërkon që kutitë e votimit të hapen, është Shaqir Manjani.

Të fundit