Flash News

Ditari i Opozitës

Inceneratorët, Berisha paralajmëron protesta: Do bëhen negociata me parti të tjera opozitare

Inceneratorët, Berisha paralajmëron protesta: Do bëhen negociata

Kreu i PD-së Sali Berisha, në konferencën e përjavshme për gazetarët   paralajmëroi  protesta për aferën e inceneratorëve.

Ndërkohë ditën e sotme parlamenti miratoi kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

 “Ne e kemi trajtuar këtë tema me seriozitetin më të madh, Është e domosdoshme që t’i drejtohemi shqiptarëve, Në asnjë vend të botës një qeveri që ka kryer këtë nuk qëndron.

Nëse qëndron, qëndron për dobësinë e opozitës. Ne duhet t’u drejtohemi qytetarëve, do u drejtohemi shqiptarëve për të kërkuar largimin e kësaj qeverie me protesta.

Kjo është një aferë e tmerrshme. Nuk ka shoqëri, popull që mund të tolerojë këtë aferë. Do të bëhen negociata me forca të tjera të opozitës”, tha Berisha.

Të fundit