Flash News

E-TJERA

Basha firmos si 'kryetar', autorizon Alibeajn për t'u regjistruar në zgjedhjet e 14 majit

Basha firmos si 'kryetar', autorizon Alibeajn për t'u

Përfaqësuesi ligjor i grupimit të Enkelejd Alibeajt, Indrit Sefa, dorëzoi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dokumentacionin përkatës për t’u regjistruar në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Sefa tha në një deklaratë për mediat se nuk e kupton interesimin e mediave kur është vetëm një veprim procedurial.

“Nuk e kuptoj interesimin tuaj. Ta vlerësojë komisioneri, është praktikë e përcaktuar në Kod. Kjo është një praktikë e ndjekur nga të gjitha partitë politike”, tha Sefa.

Mirëpo, pjesë e dokumentacionit është edhe letra ku Lulzim Basha i jep autorizimin Enkelejd Alibeajt, Indrit Sefeës dhe Gazment Bardhit të paraqisin kërkesën për regjistrim në KQZ.

Kjo do të thotë se edhe një vit pasi dha dorëheqjen, Bash aka mashtruar duke mos e dorëzuar atë në rrugë zyrtare.

“Unë Lulzim Basha, me funksion kryetar i Partisë Demokratike, lidhur me zgjedhjet vendore të 2023, sipas datës së caktuar nga Dekreti i Presidentit të Republikës, në përmbushje të kompetencave të kryetarit të Partisë, autorizoj ushtrimin e tyre nga nënkryetari i Partisë Enkelejd Alibeaj dhe/ose Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi dhe/ose Sekretari për çështjet ligjore dhe zgjedhore Indrit Sefa…”, thuhet në letrën që është dërguar në KQZ.

Ndërkohë, përfaqësuesit ligjor të Partisë Demokratike në KQZ, Ledio Nuraj dhe Franc Nuri, depozituan mbrëmë dokumentacionin për regjistrimin e PD-së si subjekt zgjedhor në zgjedhjet lokale të 14 majit. Në një dalje për mediat, Edi Paloka, tha se kandidatët e dalë nga "Primaret" do të futen në zgjedhje si koalicion. 

Basha firmos si 'kryetar', autorizon Alibeajn për t'u Basha firmos si 'kryetar', autorizon Alibeajn për t'u Basha firmos si 'kryetar', autorizon Alibeajn për t'u Basha firmos si 'kryetar', autorizon Alibeajn për t'u

Të fundit