Flash News

Ditari i Opozitës

‘Gratë’ e Ramës abuzuan me fondet e SHBA, Berisha: Ftoj FBI-në të hetojë, ne do bëjmë audit

‘Gratë’ e Ramës abuzuan me fondet e SHBA, Berisha: Ftoj

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për media ka akuzuar kryeministrin Rama dhe familjen e tij për abuzim me fondet e taksapaguesve amerikanë.

Sipas Berishës, Linda Rama, bashkëshortja e Edi Ramës, ka përfituar shuma të mëdha nga projekte ndërkombëtare, duke përdorur fondet për të mbështetur qeverinë e bashkëshortit të saj. Berisha e cilësoi këtë një shkelje të rëndë të ligjeve dhe etikës, duke denoncuar abuzimin me fonde dhe shpërdorimin e detyrës publike.

Berisha denoncoi abuzimin me fondet e taksapaguesve amerikanë nga disa figura të lidhura me qeverinë e Edi Ramës. Berisha akuzoi edhe Delina Ficon, bashkëjetuesen e ministrit Çuçi dhe ish-bashkëjetuesen e Ramës, se ka përfituar shuma të mëdha nga projekte të USAID, duke abuzuar me ligjin dhe Kushtetutën për të pasuruar veten dhe për të pasuar ndikimin në sistemin e drejtësisë.

Berisha: Por në hierarkinë e shpërdorimit të fondeve të taksapaguesve amerikanë dhe pasurimit të elitave të ekstremit të majtë në vende të ndryshme të botës, Shqipëria nxin sterrë edhe me figurën e lubisë numër 2, e cila quhet Delina Fico.

Delina Fico, bashkëjetuesja aktuale e ministrit Çuçi, dhe ish-bashkëjetuesja e Edi Ramës, ka marrë shuma përrallore me projekte antikushtuese dhe antiligjore nga USAID-i për pasurimin e saj dhe kapjen e sistemit të drejtësisë kryekëput nga Rama dhe enturazhi i tij.

Lubia numër 2 apo Delina Fico me këshilltarët ligjorë që kompania e saj në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet, ka afruar Gjykatës së Lartë dhe sistemit të drejtësisë, ka gllabëruar nga fondet e USAID-it dhjetë milionë euro.

Dhe për vete rroga dy herë më e madhe se sa e ambasadorit të SHBA në Shqipëri.

Unë e kuptoj se ata që kanë vendosur këtë censurë të tmerrshme mbi vjedhjet, shpërdorimin dhe abuzimin e fondeve nga gratë e narkoqeverisë, do shpërndajnë lajmin se unë po merrem me gratë e tyre.

Jo, unë nuk po merrem me asgjë tjetër veçse me fondet e taksapaguesve amerikanë që janë shpërdoruar në mënyrë të tmerrshme dhe përgjegjësi direkte kanë Edi Rama, Blendi Çuçi.

Po kështu Velica. Velica me Harabelin e saj merr dhjetëra mijëra euro nga ambasada e SHBA dhe dhjetëra mijëra euro nga BE për ngjarje që nuk i bën fare.

Pra, ata të cilët i angazhojnë gratë e tyre për të vjedhur dhe shpërdoruar fondet, ata janë hajdutët më amoralë mbi tokë.

Ndaj dhe, duke dënuar censurën që po aplikohet në Shqipëri nga mediat e qeverisë, në një kohë kur Shqipëria nxin në mediat e SHBA dhe në deklaratat e zyrtarëve të lartë citohet e para, se ku kanë shkuar.

Dhe nuk po ndalem këtu se e këtij sekti është edhe Milva. Po janë shumë. Blendi Gonxhja. Janë shumë ata.

Po këta janë më pak se ato të parat.

Se edhe këta i kanë futur fëmijët. Po, po.

Pra, këtu prokurori nuk ka se është e tëra nën kontroll politik.

Sepse një prokurori e vërtetë, e bazuar dhe e varur nga ligji, me urgjencë do kishte hetuar këto akte të rënda.

Po nuk hetohen, përkundrazi këto mbrohen nga Edi Rama sikundër mbrohet çdo vjedhje e lidhur me të.

Ndaj dhe i bëj thirrje FBI-së të ndërmarrë një hetim me përparësi në Shqipëri për të nxjerrë të gjitha shpërdorimet e mëdha në nivelin më të lartë qeveritar të Shqipërisë me paratë e taksapaguesve amerikanë.

Ftoj Edi Ramën, që ka shkallmuar siç e shihni ju dhe nga mëngjesi gjer në darkë, në një llogare të pakontrolluar, flet përçart korr e mos lidh, t’u thotë shqiptarëve për këto akuza të rënda kombëtare dhe ndërkombëtare, që e nxijnë imazhin e Shqipërisë.

Ka thënë ai një fjalë të vetme për këto? Asnjë fjalë...

Garantoj qytetarët shqiptarë se një audit i plotë me ndihmën e ekspertëve më të mirë shqiptarë dhe amerikanë do bëhet lidhur me të gjitha këto abuzime dhe se përgjegjësit do marrin ndëshkimin më të merituar ligjor.

Të fundit