Flash News

Ditari i Opozitës

“Poste drejtorësh në këmbim të firmave”, Basha i përgjigjet Berishës: Asnjë trillim nuk ta zgjidh dot hallin  

“Poste drejtorësh në këmbim të firmave”, Basha i

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është përgjigjur akuzave të ish kryeministrit Sali Berisha.

Në një postim në twitter, Basha i ka cilësuar akuzat e Berishës trillime, ndërsa e akuzoi se po mbledh firma për Kuvendin e 18 dhjetorit në këmbim të posteve drejtorësh e zv.ministrash në kabinetin Rama.

Basha shkruan se demokratët do të vijnë në Kuvend më 18 Dhjetor sepse duan bashkimin jo përçarjen.

“Sali Berisha e di që demokratët po konfirmojnë pjesëmarrjen në Kuvend dhe përhap lajme të rreme, duke dashur t’i poshtërojë ata. Demokratët do të vijnë në Kuvend më 18 Dhjetor sepse duan bashkimin jo përçarjen, duan fitoren, jo izolimin e PD. Asnjë trillim dhe mashtrim nuk i'a zgjidh hallin Sali Berishës, sepse beteja e tij është për interesa personale, jo për demokratët”, shkruan Basha. 

Të fundit