Flash News

Ditari i Opozitës

EURACTIV: PD e Alibeajt pëson disfatë, koalicioni “Bashkë Fitojmë”, opozita e vetme reale

EURACTIV: PD e Alibeajt pëson disfatë, koalicioni “Bashkë

Procesi i numërimit në disa bashki të vendit vijon teksa janë shpallur rezultatet paraprake në disa bashki.

EURACTIV, referuar situatës së zgjedhjeve të 14 majit, shkruan se Partia Demokratike e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, ka përjetuar një disfatë të konsiderueshme, duke regjistruar performanca njëshifrore në shumë bashki, të ngjashme me partitë më të vogla të pavarura.

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” duket se do të marrë një numër vendesh, duke paraqitur opozitën e vetme reale ndaj partisë në pushtet.

Në Tiranë, në bashkinë më të madhe të vendit, PD e Alibeajt që kandidon me Roland Bejkon pozicionohet si forcë e katër, pas Lëvizjes Bashkë të Arlind Qori.

Partia Socialiste u shfaq paraprakisht fituese në tre bashkitë e vendit ku u zhvillua votimi dhe numërimi elektronik në Elbasan, Vorë dhe Kamëz.

Koalicioni opozitar “Bashkë Fitojmë” shpalli fitoren e parë në Bashkinë e Pukës ku Rrok Dodaj theu Gjon Gjonin. Epërsi ka edhe Fredi Beleri në Bashkinë e Himarës që kryeson ndaj Jorgo Goros. Edhe në Fushë-Arrëz, Hil Curri i koalicionit ka thelluar rezultatin ndaj Fran Tuci.

Të fundit