Flash News

Ditari i Opozitës

E pranon Ilir Alimehmeti: I gatshëm për bashkinë e Tiranës, nëse PD më kandidon

E pranon Ilir Alimehmeti: I gatshëm për bashkinë e Tiranës,

Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti ka pranuar se është i gatshëm të kandidojë nën siglën e Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës nëse baza thërret emrin e tij.

I ftuar në emisionin “Log.” në ABC, mjeku tha se do të japë kontributin e vet për kandidaturën por edhe për ndihmesa të tjera brenda Partisë Demokratike.

“Baza nuk mund të çojë pa dëshirë. Baza kontakton dhe më pas dërgon emrin. Nëse do të duhet kontibuti im për çfarëdolloj nevoje, qoftë edhe për kandidaturën. Unë jam i pranishëm.” tha Ilir Alimehmeti.

Ai shtoi se ka pasur një takim pune kokë më kokë me Berishën, megjithatë nuk dha detaje të tjera rreth këtij takimi.

Të fundit