All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

"Betohemi të përmbysim Ramën", Berisha: Flamuri i fitores do të valëvitet në 14 maj në mbarë Shqipërinë

All - Paragraf - 1

"Betohemi të përmbysim Ramën", Berisha: Flamuri i

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u betua para demokratëve se nuk ka asgjë që do t’i pengojë për të rrëzuar regjimin monist të Edi Ramës.

All - Paragraf - 3

Nga Laçi, ku u kremtua 32 vjetori i themelimit të partisë në këtë qytet, Berisha u shpreh se Rama po tenton të rrëmbejë PD-në duke mbajtur peng vendimin në Gjykatën e Apelit.

“Me rrëmbimin e votës rrëmbeu pushtetet. Dhe sot mendon se do të mund të rrëmbejë Partinë Demokratike. Sot, ky bastard mban peng në kundërshtimin më flagrant, më primitiv vendimin e Gjykatës dhe beson se në këtë mënyrë do të parandalojë fitoren e Beharit, Pashkut, Albertit, fitoren e demokratëve në mbarë Shqipërinë. Mendon se në këtë mënyrë do të mbrojë monizmin e tij. Por ja ku jemi këtu të betohemi në flamur, para zotit se gjë në botë s’do na pengojë pa përmbysur monizmin e Edi Ramës. Ne do fitojmë! Misioni ynë është i shenjtë, liria është frymëzimi ynë. Liria është fuqia jonë. Liria është për ne e gjithë energjia të cilën nuk ka forcë në botë ta ndalojë. Ndaj dhe ju ftoj ju demokratët e Kurbinit të bashkohemi në këtë betejë, në këtë mision të ri. Në 90 kishim për mision përmbysjen e diktaturës me staliniste. E përmbysëm, ia dolëm, e arkivuam në histori. Tani monizmin e Edi Ramës të bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e qytetarëve shqiptarë”, tha Berisha.

Berisha tha se flamuri i fitores së zgjedhjeve lokale të 14 majit, do të valëvitet në mbarë Shqipërinë.

“U ndala në këto momente për të bërë të qartë për ne demokratët se, sa je ti, është misioni ynë për Shqipërinë. Se sa je ti, është misioni ynë për Kurbinin, Lezhën, Mirditën. Unë kam besimin e thellë se 14 maji në Kurbin, Lezhë, Mirditë, Mat, Peshkopi, Shkodër, Pukë, në mbarë veriun dhe kudo në Shqipëri do të valëvitet flamuri i fitores. Do të përmbyset monizmi, rroftë Kurbini, rroftë Shqipëria”, deklaroi Berisha.

Të fundit