Flash News

Ditari i Opozitës

‘Beteja vazhdon’/ Berisha hedh hapin e radhës: Iu pres në shtëpinë e Partisë Demokratike

‘Beteja vazhdon’/ Berisha hedh hapin e radhës: Iu pres në

Pas mbledhjes dhe miratimit të vendimeve të Kuvendit Kombëtar, ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar hapin e radhës.

Duke e deklaruar Kuvendin e djeshëm ‘përgjigje dinjitoze kundër presionit dhe lançimit ndaj tij dhe Foltores’, Berisha i drejtoi ftesë të hapur të gjithëve t’i bashkohen selisë së Partisë Demokratike, ‘si shtëpia e kontributeve dhe idealeve’.

"Te dashur demokrate dhe demokratë!

Kohet e fundit kane qene te mundueshme dhe te veshtira per Partine Demokratike. E di qe shume prej jush kane dyshuar, ndoshta edhe jane trembur per shkak te fushates se fuqishme lincuese qe eshte mbajtur kunder personit tim dhe levizjes se Foltores.

Megjithate, ne te gjithe se bashku, Delegate dhe militante u dhame pergjigjen me dinjitoze, me te bukur dhe me madheshtore dje nepermjet mbledhjes historike te Kuvendit Kombetar te Rithemelimit te Partise Demokratike thirrur nga Delegatet. Sot nuk eshte me koha e dyshimit, sot eshte koha e veprimit.

Ju pres te gjitheve ne shtepine e kontributeve, sakrificave dhe idealeve tone te perbashketa, Partine Demokratike, per te vazhduar betejen kunder te keqes qe ka mberthyer Shqiperine tone te dashur. Me nderim te veçant per kontributin e secilit prej jush, Sali Berisha!", shkruan Berisha në Facebook.

Dje, Këshilli Kombëtar miratoi statutin e ri dhe logon e re të Partisë Demokratike. Delegatët votuan shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi dhe tre nënkryetarëve të partisë: Enkelejd Alibeaj, Grida Duma dhe Jorida Tabaku, si dhe shkarkimin e kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Ky i fundit, urdhëroi mbledhje urgjente të Krysisë dhe më vonë komunikoi mbledhje të Këshillit Kombëtar sot në orën 15:00, për të miratuar një rezolutë që parashikon shkarkimin e anëtarëve që morën pjesë dje në Kuvendin e Berishës dhe disa prej kryetarëve të degëve të PD-së në vend.

Të fundit