Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha zbardh detaje nga takimi me zyrtarin gjerman, çfarë i kërkoi Brok?

Berisha zbardh detaje nga takimi me zyrtarin gjerman, çfarë i

Ish-eurodeputeti dhe anëtari i CUD-së Elmar Brok, ka vizituar sot Tiranën ku ka zhvilluar një takim me ish-kryeministrin Sali Berisha, Lulzim Bashën dhe Belind Këlliçin.

Berisha tregoi për Syri Tv, detaje nga biseda me zyrtarin gjerman. Berisha tha se Elmar Brok i kishte kërkuar të rikandidonte për kreun e PD-së, pasi ai është e vetmja zgjidhje për partinë.

Ish-kryeministri u shpreh i gatshëm të bëjë gjithçka për PD, ashtu sikurse konfirmoi t’ia ketë kërkuar edhe Brok, teksa mohoi t’i ketë kërkuar zyrtarit gjerman detaje nga takimi i tij me Bashën, me tëcilin Brok darkoi dje në mbrëmje.

"6 marsi dha një mesazh të fuqishëm, bashkimin. Gjer me 6 mars, deputetët, një pjesë e tyre, gjykuan se nuk donin të angazhoheshin në një luftë ndërpartiake mes Berishës dhe Bashës. Ata, së pari kërkuan largimin e Bashës i cili logon e PD, pas të cilës me 25 prill votuan 39% e shqiptarëve dhe e zbriti në 12%, të largohet. I kërkuan që të gjithë dorëheqjen. Kjo është pozitive. Ana tjetër pozitive është që, kërkojnë bashkimin e partisë dhe jo ndarjen e mëtejshme. Ka të tjerë që kërkojnë të ikë Berisha dhe Basha. Do përgjigjem me fjalët e një mikut tim të huaj. Erdhi në Shqipëri, mik i vjetër. Elmar Brok tha, 'Sali erdha me mendimin që të të kërkoj të mos kandidosh, por po largohem me mendimin që, zgjidhja e vetme për PD-në është kandidimi yt'. Plotësisht. Për të mos thënë edhe gjëra të tjera. Ai bëri një seri takimesh. Ai insiston, dhe unë jam dakord, të bëjmë gjithçka për bashkimin e PD sepse PD është aset. Unë e qartësova, zoti Basha nuk përjashtohet nga PD. Zoti Basha ka të drejtë të kandidojë. Por ai nuk kandidon. Nuk e pyeta për takimin me Bashën", u shpreh Berisha.  

Të fundit