Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Thuhet se Ardi Veliu paguhej 30 mijë euro në muaj nga Ervis Martinaj

Berisha: Thuhet se Ardi Veliu paguhej 30 mijë euro në muaj nga Ervis

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi në konferencën e përjavshme me gazetarët se ka informacione që i shumëkërkuari Ervis Martinaj paguante 30 mijë euro në muaj ish-Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Berisha tha se shkarkimi i Gledis Nanos erdhi pikërisht për shkak se ra në aferat e qeverisë Rama, dhe ky i fundit e shkarkoi për shkak të kontejnerëve me drogë në Portin e Durrësit.

“Unë nuk kam respekt mbi Gledis Nanon se u zgjodh mbi kritere partiake, por largimi i tij ishte politik. Thonë se largimi i tij kishte lidhje me kontejnerin që u la 5 muaj në port derisa të dilte kokaina. Thuhet tjetra ky takoi Jeton Lamin i cili ndër të tjera i tha se Ardi Veliu paguhej 30 mijë euro në muaj nga Ervis Martinaj. Zhvillimi është brenda familjes Rama. Atë nuk mund ta hiqte kurrë askush tjetër përveç kryeministrit. Ka rregulla policia e shtetit. Ky u hoq për afera të Ramës. Ardi Veliun e ka heq për veten e tij për familjen e tij”, deklaroi Berisha.

Të fundit