Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha thërret protestë kombëtare më 8 janar para selisë blu

Berisha thërret protestë kombëtare më 8 janar para

Ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur protestë kombëtare në datën 8 janar në orën 12.00. Protesta do të zhvillohet para selisë blu.

Ky njoftim vjen një ditë para përfundimit të afatit që Komisioni i Rithemelimit të PD i ka lënë kryedemokratit Lulzim Basha për të liruar zyrën.

Megjithatë, Basha duket se s'ka ndërmend t'i bindet këtij ultimatumi. Kryedemokrati nuk e njeh vendimin për shkarkimin e tij, duke e konsideruar nul.

Një ditë më parë, ai bëri disa ndryshime në selinë e Partisë Demokratike, ku dyert dhe dritaret u veshën me blu dhe me logo e simbole të PD-së. Ky akt vjen pas akuzave se ka ndërruar bravat e dyerëve të selisë.

Berisha dhe mbëshetës të tij kishin paralajmëruar se në datën 8 do të shkonin në selinë blu, duke theksuar se do ta merrnin shtëpinë e demokratëve në mënyrë paqësore.

Të fundit