Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Po vijnë impiante nga Bangladeshi për prodhimin e energjisë, 760 mln euro kostoja për 2 vite

Berisha: Po vijnë impiante nga Bangladeshi për prodhimin e

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot konferencën  e përjavshme me gazetarët.

Berisha u fokusua te sektori i energjetikës ku deklaroi se po vijnë impiante nga Bangladeshi për prodhimin e energjisë, në portin e Vlorës, të cilat kanë hyrë sipas tij përmes kanalit të Suezit.

Sipas Berishës, kostoja e këtyre imipianteve është përllogaritur të jetë 760 milionë euro. Kryedemokrati renditi edhe koston ditore të impianteve të cilat i kushtojnë shtetit, ndërsa theksoi se për dy vite qera, do të paguhet mbi 731 milionë euro.

“Dua të sjell në vëmendje e publikut, një zhvillim anti ekonomik mjaft të rëndë, një shpërdorim të tmerrshëm që po ndodh në fushën e energjisë.

Anija që po sjell impiantet nga Bangladeshi për prodhimin e energjisë, në portin e Vlorës, ka hyrë në kanalin e Suezit. 760 milionë euro është e llogaritur nga specialistët më të mirë, kostoja për 2 vite që do të punojnë këto impiante, përfshirë këtu qiranë dhe naftën që shpenzojnë.

Më poshtë keni të detajuar nga ekspertët koston e tyre.

Kostoja ditore e tyre është kjo: Për prodhimin e 1 megavati, këto impiante harxhojnë 220 litra naftë. Impiantet prodhojnë 110 megavat në 24 orë. Nëse e shumëzojmë me 220 litra, ata shpenzojnë 580800 litra naftë në ditë. 580800 litra naftë, nëse i shumëzojmë jo me 2300 sa është sot dhe më shumë, por vetëm me 1900 lekë, impiantet harxhojnë në ditë 949672 euro. Por kjo është vetëm nafta.

Prodhimi ditor i energjisë është 2640 megavat. Përveç kostos së naftës, qiraja ditore është 91.117 euro. Në total, është 1.490.799 euro. Në rast se llogarisni çmimin e megavatit, këto 1.490.799 euro shpenzohen për prodhimin e 2640 megavat, prodhimi ditor. Do të thotë se 1 megavat kushton 398 euro, pra rreth 400 euro. Kostoja për dy vite qira, pra për 730 ditë del mbi 761 milionë euro”, tha Berisha.

Të fundit