Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha njofton datën e protestës: Më 12 nëntor, nisim betejën kundër regjimit të Edi Ramës

Berisha njofton datën e protestës: Më 12 nëntor, nisim

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka njoftuar datën e protestës kombëtare bashkë me Partinë e Lirisë dhe forcat e tjera opozitare.

Berisha tha në një deklaratë për mediat se më 12 nëntor do të nisë beteja për të rrëzuar regjimin e Edi Ramës dhe për t’i dhënë fund vjedhjeve të qytetarëve dhe fondeve buxhetore nga qeveria.

“Jam këtu për t’ju informuar opinionin se PD e PL e forca të tjera opozitare nisim më 12 nëntor betejën e madhe kundër regjimit të urryer. Në të katër anët e Shqipërisë po bien sirenat e urrejtjes ndaj monizmit të Edi Ramës. Në të katër anët e Shqipërisë po bien sirenat e alarmit ndaj gjendjes katastrofale të krijuar nga vjedhjet e mëdha dhe të papërmbajtura të fondeve buxhetore, të pasurive publike të qytetarëve shqiptarë. Vjedhjet e buxheteve familjare përmes çmimeve të larta, pabarazisë absolute para ligjit që sundon në Shqipëri, ka pasur dhe ka një interes të jashtëzakonshëm për protestat dhe përballjen me regjimin e partisë- shtet, i cili në historinë kombëtare është regjimi më anti-shqiptar pas regjimit të Enver Hoxhës”, deklaroi Berisha.

Të fundit