Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha nis fushatën nga Lezha, të dielën prezanton platformën për kryetar të PD

Berisha nis fushatën nga Lezha, të dielën prezanton

Ish-kryeministri Sali Berisha nis të dielën zyrtarisht fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 22 majit për kreun e ri të Partisë Demokratike.

Të dielën Berisha do të prezantojë platformën e tij si kandidat për kryetar në Lezhë. Lajmin e ka konfirmuar kreu i degës së PD Lezhë, Arben Ndoi. Në garë për kreun e ri të PD, Berisha ka vetëm Ibsen Elezin.

“Të nderuar anëtar të PD Lezhë!

Ju njoftojmë se ditën e dielë, me dt.15.05.2022 ora 17:00 në Qendren Kulturore të Fëmijëve Lezhë (Ish-Pallati i Pionierit), lideri historik i PD Shqiptare, Prof.Dr. Sali Berisha do të prezantojë para antarësisë së PD Lezhë Platformen e tij si kandidat për Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Jeni të mirëpritur në këtë aktivitet”, shkruan Ndoi në Facebook.

 

Të fundit