Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Kosova miliona euro ndihmë qytetarëve, Rama qindra milionë inceneratorëve

Berisha: Kosova miliona euro ndihmë qytetarëve, Rama qindra

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar vendimin e qeverisë së Kosovës, që mbështet qytetarët në lidhje me krizën e çmimeve dhe asaj energjetike. Një ditë më parë, kreu i qeverisë së Kosovës, prezantoi planin e masave për muajt në vazhdim. Sipas Berishës, kjo është ndihmë e vërtetë për qytetarët, jo si Edi Rama që u jep miliona euro inceneratorëve dhe klientëve të tij të koncesioneve.

Reagimi i plotë i Berishës:

Kjo është ndihmë e vërtetë!

Kosova për rritjen e çmimeve jep:

1-100 euro shtesë në muaj për çdo pensionist!

2-100 euro shtesë në muaj për çdo punonjës të ndërmarrjeve publike.

3-100 euro shtesë në muaj për studentët

4- rritje 100% pra dyfishim i ndihmës ekonomike për familjet në nevojë.

5 -50 euro në muaj për nënpunësit e administratës publike.

Për çmimin më të lartë te naftës dhe ushqimeve në Europë jep:

1-Qindra milionë euro që u grabit qytetarëve  me rritjen e çmimeve i ndan me klientelën e tij të djegësave dhe PPP.

2- 4000000€  për të kënaqur xhepin dhe syrin në oborrin e zyrave të tij.

3- Udhëtime 150-300 mijë euro me avion në dispozicion.

4- Rikthen bixhozin dhe bastet për të lumturuar klanin e tij familjar.

E para, e ndihmës dhe mbështetjes dhe

e dyta, e grabitjes dhe vjedhjes së qytetarëve!

Të fundit