Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha kërkesë DASH pas shpalljes ‘non grata’: Rishqyrtoni vendimin ose do vazhdoj pathyeshëm misionin tim

Berisha kërkesë DASH pas shpalljes ‘non grata’:

Ish kryeministri Sali Berisha është ndalur te vendimi i DASH i cili e shpalli atë person ‘non grata’ gjatë fjalës që mbajti në punimet e Kuvendit Kombëtar.

Berisha i kërkoi DASH që të rishqyrtojë vendimin, për sa kohë nuk ka asnjë fakt e provë ndaj tij, ose në të kundërtën paralajmëroi se do të vazhdojë i palëkundur misionin e tij.

Çoni cdo fakt që keni, bëjini publike dhe ju siguroj se marr cdo vendim ndaj vetes time. Jam mirënjohës miqve në Europë e SHBA për qëndrimet e tyre ndaj këtij vendimi, i ftoj edhe ata që kushdo ka provë ta paraqesë publikisht.

Në të kundërt, duke qëndruar i përulur para të vërtetës, do vazhdoj pathyeshëm misionin tim. Beteja im për rivendosjen e dinjitetit tim nuk do ndalet kurrë. Ftoj zyrtarët e departamentit të shtetit të rishqyrtojnë vendimin e tyre sepse arroganca dhe gabimi nuk janë virtyte të njerëzve të lirë. Unë ju garantoj se do vazhdoj i palëkundur misionin tim me ju për të përmbysur narkoshtetin në Shqipëri, për të rikthyer në pushtet PD”, tha Berisha.

Të fundit