Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha i dha ultimatum deri në 5 janar, Basha: Nuk na plas për karriget e atyre

Berisha i dha ultimatum deri në 5 janar, Basha: Nuk na plas për

Komisioni i Rithemelimit ka dalë sot me një deklaratë  për mediat, ku thanë se Lulzim Basha ka afat deri me 5 janar të lëri zyrën ose do të nxirret me forcë.

Lidhur me këtë deklaratë, më konferencën me gazetarët, kryedemokrati Basha tha se "nuk i plas për karriget e atyre që paskan qenë këtu vetëm për karrige".

“PD i ka marrë vendimet e veta. Kuvendi i 18 dhjetorit është jo vetëm ndarje me të shkuara, por edhe përqafimi me të ardhmen. Nuk na plas për karriget e atyre që paskan qenë këtu vetëm për karrige. Ndjesë shqiptarëve që filtrat tona kanë dështuar”, deklaroi Basha.

Sipas Bashës, Berisha dhe mbështetësit e tij e kanë mendjen tek karriget, duke i cilësuar si hajdutë dhe se vendin e kanë në burg.

“Ata që merak të vetëm paskan karrigen dhe që dje i lidhte vetëm karrigia dhe papritur na bëjnë si filozofë. Janë hajdutë që kanë rrjepur PD-në, e kanë vendin në burg, bashkë me kolegët e tyre socialistë”,- tha Basha.

Të fundit