Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Distancohem nga qëndrimi i dyfishtë i Ramës, mbështet ‘Open Balkan’ e dominuar nga Serbia për llogari të Rusisë

 Berisha: Distancohem nga qëndrimi i dyfishtë i Ramës,

Kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët dje nëse Shqipëria del nga Ballkani i Hapur nëse Serbia do të pozicionohet krah Rusisë në luftën kundër Ukrainës.

Rama tha se Ballkani i Hapur lidh marrëdhënie strategjike dhe rajonale mes vendeve dhe nuk ka për qëllim as të ndryshojë qëndrimin e Shqipërisë ndaj SHBA dhe as qëndrimin e Serbisë ndaj Moskës.

Për këtë, ish kryeministri Sali Berisha nga Shkodra tha se Rama mbrojti një nismë që e shndërron Ballkanin në zonë influence të Rusisë dhe zonë hegjemonizmit të Rusisë së Vogël apo Serbisë në Ballkan.

Distancohem plotësisht nga qëndrimi i dyfishtë i Edi Ramës. Shqipëria zyrtare nga njëra anë ka mbështetur Aleancën e Atlantikut të Veriut në qëndrimet e saj dhe ka dënuar agresionin në rezolutën e Këshillit të Sigurimit, por nga ana tjetër vazhdon të mbështesë “Ballkanin e Hapur”, nismë kjo e kryesuar tërësisht nga Serbia.

Serbia siç e dini, nuk e ka dënuar agresionin rus ndaj Ukrainës. “Ballkani i Hapur” në të vërtetë është një aleancë trelaterale, asgjë tjetër, Beograd-Shkup-Tiranë, e tëra e dominuar nga Serbia dhe e tëra për llogari edhe të Rusisë.

Edhe dje Edi Rama ka mbrojtur “Ballkanin e Hapur”. Pra, pas deklaratës së tij se Rusia nuk është një vend armik para një jave, dje përsëri ai mbrojti një nismë që e shndërron Ballkanin në zonë influence të Rusisë dhe zonë hegjemonizmit të Rusisë së Vogël apo Serbisë në Ballkan”, tha Berisha.

Të fundit