Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: 156 mln dollarë janë ndarë nga buxheti për të paguar gjobat e arbitrazhit

Berisha: 156 mln dollarë janë ndarë nga buxheti për të

Kryedemokrati Sali Berisha paralajmëroi se gjoba e Shqipërisë në abritrazh do të shkojë të paktën 1.5 mld dollarë, më shumë se dy vite rrogat e gjithë shqiptarëve.

Berisha tha se nëse Rama kërkon të dalë nga Gjykata e Arbitrazhit, e ka të pamundur. Kryedemokrati u shpreh se aktualisht Shqipëria ka 12 çështje të tjera në Arbitrazh që ia shtojnë më shumë kostot.

“Mendon se gjykatat ndërkombëtare janë si ato të Tiranës. E thotë do dal, dil e provojë. 156 mln dollarë janë ndarë nga buxheti për të paguar gjobat e arbitrazhit, kaq janë rrogat e plotë të gjithë administratës për 2.5 muaj. Me 12 çështje të tjera që janë ende në të njëjtën gjykatë të Bankës Botërore, dhe me 5-6 çështje të tjera në Paris e Zvicër, gjoba e Shqipërisë do shkojë të paktën 1.5 mld dollarë, më shumë se dy vite rrogat e gjithë shqiptarëve. A mbahet një kryeministër i tillë hajdut dhe i papërgjegjshëm? Kurrën e kurrës. Ndaj 14 maji është një ditë që ndan historinë”, tha Berisha.

Të fundit