Flash News

Ditari i Opozitës

"Po mbledhin firma", Baçi: Fraksioni i siglës kërkon të vendosë në krye të grupit parlamentar Gazment Bardhin

"Po mbledhin firma", Baçi: Fraksioni i siglës kërkon

Deputeti demokrat Luan Baçi ka thënë se fraksioni i vulës dhe siglës kanë nisur të mbledhin firmat për të vendosur në krye të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhin.

I ftuar në MCN Tv, Baçi deklaroi se fraksioni i vulës nuk e do bashkimin e demokratëve, ndaj edhe firmat po i mbledhin mes njëri-tjetrit.

“Kanë filluar lëvizjen për të zgjedhur kreun e grupit parlamentar. Sot ishim në parlament e filluan lëvizjen. Një koleg më thotë që kanë filluar të mbledhin firmat për kreun e grupit parlamentar për Bardhin. I mbledhin firmat tek deputetët brenda vetes. Ata nuk duan bashkimin. Nëse Alibeaj dha dorëheqjen dhe ata që pretendojmë bashkimin, ja ku jemi të gjithë, le të hidhen kandidaturën”, tha Baçi.

Enkelejd Alibeaj njoftoi dje dorëheqjen nga funksionet e PD-së, përfshirë edhe drejtimin e grupit parlamentar. Pak pas dorëheqjes së Alibeajt, Gazment Bardhi deklaroi se do të ketë një mbledhje të Këshillit për të vendosur pasuesin e Alibeajt.

Bardhi pati edhe një takim me Jorida Tabakun, të cilin e konfirmoi vetë deputetja sot para nisjes së seancës plenare në Parlament. Tabaku tha se ka nevojë për reflektim mbi situatën pas zgjedhjeve dhe se nuk e kishte pritur dorëheqjen nga Alibeaj.

Të fundit