Flash News

Ditari i Opozitës

Alibeaj zbardh takimin me zyrtaren e DASH: Mora mbështetje për një opozitë pro amerikane

Alibeaj zbardh takimin me zyrtaren e DASH: Mora mbështetje për

Kreu i grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj ka dhënë detaje nga takimi në Kryesinë e Kuvendit, me zyrtaren e lartë të DASH, Karen Donfried.

Alibeaj shprehet se në takimin me ndihmëssekretaren e Shtetit ka marrë mbështetjen e SHBA-ve për një opozitë pro amerikane, teksa thekson se kanë diskutuar edhe për çështjen e shtetit të së drejtës dhe korrupsionit.

“Pata kënaqësinë sot të prisja Donfrid në takim miqësor me kolegët e mi dhe të saj. Folëm për pengesat që Shqipëria po përballët. Diskutuam për çështjet e së drejtës dhe luftës së korrupsionit. I shpreha vendosmërinë dhe qartësinë tonë për t’i çuar përpara. Marrëdhënien që PD ka pasur me Amerikën që në lindjen e saj. Vura re dhe pash mbështetjen e madhe që kanë me PD, pavarësisht situatës që po kalojmë. Mora mbështetjen për një opozitë të fortë të qëndrueshme për një opozitë pro amerikane. Këto janë çështje të rëndësishme”, u shpreh Alibeaj.

Donfried zhvilloi më herët edhe një takim me kryeministrin Edi Rama në Kryeministri, takim për të cilin as kryeministri dhe as zyrtarja e DASH nuk kanë dhënë ende detaje.

Të fundit