Flash News

Ditari i Opozitës

Alibeaj po humb edhe pakicën, demokratët njëzëri: Të hyjmë në zgjedhjet vendore me një kandidat

Alibeaj po humb edhe pakicën, demokratët njëzëri: Të

Kandidatët e Partisë Demokratike për zgjedhjet vendore 2023 do të zgjidhen përmes primareve. PD publikoi dy ditë më parë edhe rregulloren e plotë të procesit, nga propozimi i tyre e deri të zgjedhja.

Enkelejd Alibeaj ka thirrur sot të vetët në një mbledhje për të diskutuar lidhur me vendoret. Alibeaj vendosi të refuzojë ftesën e Berishës për të dalë me një kandidat që përfaqëson demokratët.

Pak para nisjes së mbledhjes, një pjesë e deputetëve u shprehën kundër Alibeajt, që kërkon të ketë kandidatin e tij në vendore.

Deputeti Flamur Hoxha, i pyetur nga gazetarët, tha se kërkon që të dalë në zgjedhje me një kandidat të vetëm. “Me një. Do marrim pjesë aty ku duan demokratët”, ka thënë Hoxha.

Edhe për Lefter Gështenjën, rruga e vetme e PD është dalja me një kandidat të vetëm. Deputeti vlerësoi se qëndrimi i Alibeajt për të dalë me më shumë se një kandidat, do të sillte humbje.

“E vetmja rrugë është që PD dhe opozita duhet të dalë me një kandidat, cdo zgjidhje tjetër ka vetëm një emër, Edi Rama. Të gjithë bashkë duhet të marrim një vendim për të qartësuar demokratët dhe për të qartësuar vetë. E vetmja zgjedhje është dalja me një kandidat. Është kohë të heshtim dhe ti lëmë fjalën demokratëve. Është koha që secili nga ne të kontribuojë për zgjedhje. Nuk humbin demokratët, por shqiptarët nëse ne dalim me më shumë se një kandidat”, tha Gështenja.

Bledion Nallbati ndan të njëjtin mendim si kolegët, për të hyrë në zgjedhjet lokale me një kandidat të përbashkët.

“Grupi do mblidhet sot për të diskutuar për këtë çështje. Unë si deputet do jem pjesë e zgjedhjeve për të mbështetur kandidaturat e PD dhe mendoj se duhet të jenë kandidatura të përbashkëta”, u shpreh Nallbati.

Deputetja Grida Duma pohoi se dalja me një kandidat në zgjedhje, do të shmangte përsëritjen e skenarit të 6 marsit, ku PD e Alibeajt doli forcë e tretë.

“Një kandidat dhe askush nuk ka të drejtën të çoje më PD në skenarin e 6 marsit. Le të diskutojmë dhe të qëndrojmë në interesin e demokratëve dhe të opozitës. Opozita dhe demokratët dhe më gjerë, shqiptarët presin një opozitë të unifikuar, kur mendojmë që mund të unifikohemi me të gjithë aleatët të vegjël apo të mëdhenj brenda vetes e kemi detyre”, u shpreh Duma.

Të fundit