Flash News

Ditari i Opozitës

Albana Vokshi zgjidhet Zv. Presidente e Forumit të Grave të PPE

Albana Vokshi zgjidhet Zv. Presidente e Forumit të Grave të PPE

Deputetja demokrate Albana Vokshi është zgjedhur zv.presidente e Forumit të Grave të Partisë Popullore Europiane.

Ky lajm është bërë me dije nga zëdhënësja e komunikimit të Komisionit të Rithemelimit të PD, Floriana Garo.

Ndërsa Presidente e EPP Women u zgjodh deputetja rumune Rozalia Biro’, Kryetare e Komisionit për Punët e Jashtme.

“Urime te përzemërta Kryetares se Lidhjes Demokratike te Gruas dhe deputetes se PD Albana Vokshi e cila u zgjodh Zv. Presidente e EPP Women! Mes 6 Zv. Presidenteve qe u zgjodhën Znj. Vokshi ishte e 3-ta me e votuara!”, shkruan Garo.  

Ndërkohë dhe vetë Vokshi ka publikuar vetë pak minuta më parë këtë lajm, ku shkruan se është e nderuar për postin.

Postimi i saj i plotë:

E nderuar për besimin që anëtaret e Forumit të Gruas së PPE (EPP Women) më dhanë duke më votuar për postin e zëvendëspresidentes.

Jam shumë mirënjohëse për mbështetjen e familjes sonë të madhe europiane.

E gjithë energjia ime do të jetë për të promovuar vlerat e demokracisë europiane, për të fuqizuar gratë në Shqipëri, në Ballkanin Perëndimor dhe kudo ku luftojnë për barazi.

Rajoni jonë dëshiron të jetë pjesë e Europës, dhe gratë në politikë në Ballkanin Perëndimor janë në qendër të përpjekjeve për integrim. Zgjedhja në Presidencën e EPP Women është një sinjal që integrimi europian është real e që i përkasim një familje europiane.

Falenderuese znj. Doris Pack, Presidente Nderi e EPP Women, për mbështetjen e vazhdueshme e cila më inkurajoi për kandidimin.

Presidente e EPP Women u zgjodh deputetja rumune Rozalia Biro’, Kryetare e Komisionit për Punët e Jashtme.

Në 6 vendet për zëvendëspresidente u zgjodhën:

  1. Agnieszka Pomaska, deputete (Poloni)
  2. Mariya Gabriel, zëvendëspresidente e PPE dhe Komisionere Europiane për Inivavionin, Kërkimin, Arsimin, Kulturën dhe Rininë, (Bullgari)
  3. Albana Vokshi, deputete PD, Kryetare LDGSH (Shqipëri)
  4. Dubravka Suica, zv.Presidente e Komisionit Europian, zv.presidente PPE (Kroaci)
  5. Walburga v. Lerchenfeld, këshilltare për menaxhim krizash, CSU (Gjermani)
  6. Doina Gherman, deputete, (Moldavi).

Sekretare e Përgjithshme u zgjodh znj. Hillie J. VAN DE STREEK (Hollanda)

Trezoriere u zgjodh znj. Ria OOMEN-RUIJTEN (Hollanda).

Audituese u zgjodhën zonjat: Maria RAUCH-KALLAT

(Austria) Corinna ZEHLER (Germany).

I uroj suksese të gjitha zonjave të zgjedhura në Presidencën e EPP Women.

Të fundit