Flash News

Ditari i Opozitës

A ishin 5004 delegatë në Kuvend? Bardhi nervozohet me gazetarët: I numëruat ju?

A ishin 5004 delegatë në Kuvend? Bardhi nervozohet me gazetarët:

Të shtunën u mbajt Kuvendi Kombëtar i thirrur nga Lulzim Basha dhe kryetari i komisionit që drejton punimet në Kuvendin Kombëtar, Jemin Gjana tha se të pranishëm ishin 5004 delegatë.

Ndërkohë, sot në një konferencë për shtyp me gazetarët, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi tha se numërimi i karrigeve në sallën e Pallatit të Kongreseve është njësoj si të numërohen yjet.

Një nga gazetarët e pyeti Bardhin se ku ishin në sallë 5004 delegatë të PD-së në Kuvend, Bardhi i nervozuar u shpreh se nuk i ka vendosur GPS nga pas anëtarëve e se nuk e kanë për detyrim që të numërojnë karriget që ndodhen në sallë.

"I numëruat ju? Se numëruat vetëm karriget. Përveç personave të ulur ka pasur edhe persona në këmbë. Ka pasur delegatë edhe në ambientet e tjera. Po e përsëris, unë dhe ti nuk kemi për detyrë të numërojmë karriget, kemi për detyrë të bëjmë transparencë. Keni pasur aksesin e plotë për ta bërë këtë. Të gjithë votuan me votë, unë nuk i kam vënë GPS nga pas anëtarëve të Kuvendit. Keni bërë shumë mirë që i keni numëruar karriget, po është njësoj si të numëroni yjet. Po nuk kishit pse i numëronit, sillnit kamerat dhe shikonit e numëronit ata që u regjistruan,"- tha Bardhi.

Të fundit