Flash News

Ditari i Opozitës

A do të kandidojë për president? Lulzim Basha i përgjigjet Berishës: PD nuk bën përpara me 'non grata'

A do të kandidojë për president? Lulzim Basha i përgjigjet

Sot, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me demokratët shkodranë. Pas përfundimit të takimit, në një prononcim për mediat, Basha është pyetur edhe për deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha se ai do të jetë kandidati i kryeministrit Edi Rama për president.

Basha tha se refuzon gënjeshtrat, duke shtuar se Partia Demokratike nuk bën përpara me “non grata”

"Prej kohësh debati është zhvendosur ku i intereson një grupi njerëzish. Një grusht njerëzish mban peng politikën, mposhtja e këtij sistemi kërkon të kuptojmë ne sa kemi qenë në lartësinë e detyrës. Bashkimi bëhet rreth vlerave ndërkohë që sot në PD mblidhen rreth antivlerave. Refuzoj çdo gjuhë dhe gënjeshtër. PD nuk bën përpara me non grata,"- tha Basha.

Të fundit