Flash News

Ditari i Opozitës

32-vjetori i themelimit, Berisha: PD parti e lirisë së njerëzve. Gardiane e avokate e interesit kombëtar

32-vjetori i themelimit, Berisha: PD parti e lirisë së njerëzve.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur fjalën e tij në ceremoninë e 32-vjetorit të themelimit të partisë.

Berisha vlerësoi forcën dhe sakrificën e ish-deputetit të ndjerë Azem Hajdari i cili student asokohe bashkë me të tjerë, i dhanë fund monizimit 32 vite më parë.

Berisha u shpreh se PD është parti e vlerave, e lirisë së njerëzve të shtypur, gardiane dhe avokate e interesave kombëtare.

"Në këtë jubile të 32 vjetorit të themelimit të saj, përulem me nderimin më të madh para veprës, guximit të tribunit të lirisë Azem Hajdari dhe studentëve që ne me një zë i thërrisnim, liberatorë, apo engjëj të demokracisë që me guximin e tyre bënë të mundur fundin e epokës së monizmit në Shqipëri. PD u themelua 32 vite më parë si parti e lirisë e njerëzve më të shtypur. U themelua si parti e vlerave demokratike dhe ekonomike së tregut. Gardiane dhe avokate e pamposhtur e interesit kombëtar dhe çështjen kombëtare. Kjo parti arriti rezultate të jashtëzakonshme dhe të dëshmohet lokomotivë e proceseve integruese europiane", tha Berisha. 

Të fundit