Flash News

Ditari i Maxhorancës

Zbatimi i marrëveshjeve Shqipëri-Kosovë, Rama: Nuk jemi në kushtet e marrëveshjekracisë, ka një reflektim

Zbatimi i marrëveshjeve Shqipëri-Kosovë, Rama: Nuk jemi në

Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një konferencë të përbashkët me kryeministrin Albin Kurti. I pyetur nëse të gjitha marrëveshjet e nënshkruara kanë dhënë rezultat, Rama tha se të dyja qeveritë nuk janë në kushtet e një marrëveshjekracisë.

Rama pranoi se jo të gjitha marrëveshjet kanë dhënë rezultat. 

"Që të themi se jo të gjitha marrëveshjet e firmosura kanë gjetur zbatim të plotë, këtë mund ta themi pas asnjë dyshim dhe e kemi diskutuar së bashku që ditën e parë. E kam diskutuar këtë gjë sa herë ka pasur që veri të re në Kosovë. Nuk është e vërtete se rezultati është zero. Një pjesë e tyre janë zbatuar, një pjesë janë në zbatim, një pjesë kanë ngecur. Me Albinin dhe qeverinë aktuale kemi pasur një qasje dinamike dhe jemi fokusuar,po të shikoni marrëveshjet, te një nr marrëveshjesh që janë konkrete në fjalë dhe pjesë e një pune konkrete që është bërë. Po iu jap shembullin e hekurudhës po ndërkohë të dyja qeveritë e kemi vënë në buxhet financimin e projektit me të cilën do të bashkëveprojmë. Kemi folur sa herë për lehtësimin e qarkullimit në kufi, dhe sa herë jemi sprapsur për arsye që nuk është vendi t’i rendisim. po përmes ministrave të dy qeverive është gjetur një zgjidhje e re. Nuk jemi në kushtet e marrëveshjekracisë, që bëjmë marrëveshje dhe e lëmë  për mbledhjen e ardhshme. Jemi në kushtet ku kemi një reflektim për atë çka nuk ka shkuar në të shkuarën. Mos mendoni që Sekretariatin e shpikëm me sot ka qenë prej kohësh një kërkesë e punës, po nuk është bërë asnjëherë. E kemi të formalizuar sot, po koordinatorin e kemi në punë që nga takimi që bëmë në Prishtinë. Duhet të jemi pak më vlerësues siç jemi edhe vetë kritik për atë që në të shkuarën s’ka funksionuar si duhet. Në këtë rast puna juaj e do që të shihni gjysmën bosh, kurse unë të shoh gjysmën plot", tha Rama.

Të fundit