Flash News

Ditari i Maxhorancës

Thellohet 'krisja', Yuri Kim refuzon Ramën, mungon në prezantimin e projektit të Portit të Durrësit

Thellohet 'krisja', Yuri Kim refuzon Ramën, mungon në

Ministria e Jashtme e Shqipërisë njoftoi të premten se kishte nisur procedurat për zëvendësimin e ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, pasi kësaj të fundit i përfundon mandati i diplomates.

Në prezantimin e projektit të Portit të Durrësit, kryeministri Edi Rama falëndëroi trupën diplomatike të pranishme në takim, ku mes tyre përmendi si përfaqësues të ambasadës së SHBA-së në Tiranë, zv.ambasadorin Demian Smith.

"Të gjithë të ftuarve këtu nga vendet tona partnere dhe mike sigurisht. Gara do të jetë e hapur, dihet kush nuk mund të hyjë në këtë garë. Presim kompani nga vendet mike dhe partnere. E shikoj me kënaqësi praninë e përfaqësuesit të qeverisë holandeze, ambasadorit holandez, italian, japonez. Sikundër përfaqësuesit të ambasadës, zv.ambasadorit të SHBA ambasadorit britanik. Kompania duhet të përmbushë standartet dhe të jetë nga një vend johostil i NATO”, u shpreh Rama.

Nuk dihet nëse Kim ka refuzuar vetë të jetë e pranishme në prezantimin e projektit për shkak të ngjarjes së fundit apo ka pasur një axhendë të ngjeshur. Ajo çka vihet re është mungesa e ambasadores, e cila ka qenë e pranishme në thuajse çdo takim apo prezantim projekti të qeverisë.

MEPJ njoftoi zyrtarisht largimin e ambasadores Yuri Kim. Nga ana tjetër, është vetë ambasada ajo e cila vendos nisjen apo jot ë procedurave për largimin e një diplomati dhe jo qeveria shqiptare.  

Thellohet 'krisja', Yuri Kim refuzon Ramën, mungon në

Të fundit