Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Shpresoj të dalin sa më shumë shkresa”, Ahmetaj shigjeton Erion Veliajn

“Shpresoj të dalin sa më shumë shkresa”, Ahmetaj

Reagimi i fundit i Arben Ahmetajt në Facebook, pak para nisjes së seancës së posaçme në Kuvend, shigjetonte jo vetëm Belinda Ballukun, por edhe Erion Veliajn.

Ahmetaj shkruante në postim se: “Shpresoj te dalin sa me shumë shkresa e letra te miat, si ajo ato qe BIRN nxori dje, qe qytetaret te kuptojnë (aq sa mundet) që puna “ e fytyrës së ngrysur”  ka qenë në interes të publikut”.

Kjo i drejtohet në mënyrë indirekte kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. BIRN publikoi një shkrim me titullin “Projekti i inceneratorit të Tiranës u propozua nga Erion Veliaj, thotë SPAK”.

Përmes një shkrese të dërguar në adresë të ministrit të atëhershëm të Financave, Shkëlqim Cani, Veliaj e mbështet idenë në një studim fizibiliteti të hartuar nga Korporata Financiare Ndërkombëtare, IFC, për PPP dhe një studim të Korporatës Ndërkombëtare Japoneze, JICA, për zgjerimin e venddepozitmit të mbetjeve në Sharrë.

“…kërkohet miratimi i Ministrisë së Financave për këtë nismë, e cila do të sigurojë një shërbim cilësor dhe sipas standardeve europiane për qytetarët dhe mjedisin në Tiranë,” thuhet në shkresën e kryebashkiakut Veliaj.

Ahmetaj e ka fjalën pikërisht për këto letra që nxjerrin zbuluar se si janë përfshirë në aferën e inceneratorëve edhe shokët e tij të partisë, këtu edhe Erion Veliaj, i cili del se ka qenë projektuesi i inceneratorit të Tiranës.

Të fundit