Flash News

Ditari i Maxhorancës

Shoferi i saj dhunoi dhe kërcënoi fqinjët, reagon Lindita Nikolla

Shoferi i saj dhunoi dhe kërcënoi fqinjët, reagon Lindita Nikolla

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka reaguar pas sherrit me armë  mes dy fiseve Nikolla dhe Kaçi, në Hamallaj të Durrësit, ku u përfshi edhe shofer i saj Martin Nikolli.

Në një postim në Facebook, Nikolla u shpreh se e dënon aktin e gardistit, duke theksuar se ai e ka marrë detyrën që nga viti 2006.

"Ngjarja e ndodhur sot në Hamallaj, ku është përfshirë efektivi i Gardës së Republikës (që nga viti 2006) Martin Nikolli është e dënueshme.

Dëshiroj të përshëndes Policinë e Shtetit për ndalimin e menjëhershëm të personit në fjalë dhe të inkurajoj organet e drejtësisë për zbardhjen sa më të shpejtë të ngjarjes dhe dënimin e kujtdo që ka gisht në këtë rast flagrant, pavarësisht pozicionit ku ka shërbyer deri më sot.

Në të njëjtën kohë, solidarizohem plotësisht me familjen Kaçi dhe i siguroj se institucionet e Republikës janë të angazhuara dhe në krye të detyrës për t’i ofruar të gjithë mbrojtjen që parashikon ligji,"-shkruan Lindita Nikolla në reagimin e saj.

Të fundit