Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ramës nuk i del inati me Britaninë: Po kalojnë krizë nervore, vrapojnë pas shqiptarëve për të treguar muskujt

Ramës nuk i del inati me Britaninë: Po kalojnë krizë

Kryeministri Edi Rama tha nga Forumi i Delphi-t në Greqi se Britania e Madhe është në një "pozicion të keq" lidhur me krizën e migracionit në Kanalin e La Manshit, saqë ministrat e qeverisë po fajësojnë vendin e tij "që të ndihen sikur ata kanë ende muskuj".

Rama tha në forumin ekonomik Delphi se ai mendon se Britania është duke pësuar një "çarje nervore" për emigracionin, shkruan “The Independent”.

“Ata janë në një vend kaq të keq, britanikët e varfër, sa duhet të shkojnë pas shqiptarëve që të ndihen sikur kanë ende muskuj”, tha Rama.

“Nuk ka problem. Ne kemi një respekt të madh për Britaninë dhe për atë që përfaqëson Britania dhe për historinë dhe kulturën britanike, kështu që ne do të durojmë me ta derisa ata të kenë kapërcyer këtë situatë. Ne mendonim në terma: ‘Uau, britanikët po flasin keq për ne.’ Po çfarë? Nuk është problemi ynë. Është problemi i tyre”, tha Rama gjatë një interviste.

Më tej, kryeministrit shtoi se qeveria ka lufutar retorikën e britanikëve kundër shqiptarëve dhe duket se gjendja është qetësuar paksa.

“Ne kemi luftuar kundër retorikës së përdorur kundër qytetarëve dhe tani shohim se ata janë qetësuar pak. Por ata po kalojnë një krizë nervore si vend, kështu që ne duhet t'i kuptojmë ata. Nuk është diçka që ne nuk mund ta kuptojmë, ne duhet t'i kuptojmë ato. Ata kanë humbur shumë pika referimi dhe janë vërtet në një vend të keq, të keq”, ka thënë Rama.

Mbretëria e Bashkuar po përballet me një grumbull prej 140,000 çështjesh përmes sistemit të saj të azilit, të cilin ministrat e kanë pranuar se është "i prishur".

Muajin e kaluar, Rama kritikoi mënyrën "e turpshme" se si Suella Braverman kishte veçuar së fundmi emigrantët nga vendi i tij, pasi sekretari i brendshëm iu referua "kriminelëve shqiptarë" gjatë fjalimit në parlament.

Ministri i kabinetit tha gjithashtu se shqiptarët nuk duhet të kërkojnë azil në Britaninë e Madhe, sepse ata vijnë nga një vend i sigurt.

Të fundit