Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama ‘kapet keq’ me SPAK: Mori peng Dvoranin pa arsye, i shkoi pas avazit armikut nr.1 të Ref. në Drejtësi

Rama ‘kapet keq’ me SPAK: Mori peng Dvoranin pa arsye, i shkoi pas

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me SPAK, pasi kryetari Arben Kraja sqaroi për mediat se Prokuroria e Posaçme punon me kallëzime dhe jo deklarata politike.

Në një reagim në twitter, Rama shkruan se ‘SPAK mori peng gjykatësin Ardian Dvoranin pa asnjë arsye në botë, duke i shkuar pas avazit armikut NR.1 të Reformës në Drejtësi, Ilir Metës!”.

“Meqë ka marrë përsipër të sqarohet SPAKU do të duhej të sqaronte pse reagoi rrufeshëm për një kallëzim absurd për një vepër penale imagjinare të njeriut të shpallur nga DASH kampion i antikorrupsionit,ndërkohë që për kampionët e korrupsionit në drejtësi s’ka lëvizur ende gishtin!

Unë nuk i heq asnjë presje asaj që deklarova sot dhe nuk mjafton që SPAKU të thotë se e paska pushuar çështjen, pasi faktikisht e mori peng gjykatësin në fjalë pa asnjë arsye në botë, duke i shkuar praktikisht pas avazit Armikut NR.1 të Reformës në Drejtësi, Ilir Metës!”, shkruan Rama.

Të fundit