Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama e nis fjalimin me përshëndetje greke, 'kyç' gojën për integrimin me kushte të Mitsotakis

Rama e nis fjalimin me përshëndetje greke, 'kyç'

Kryeministri Edi Rama ka shoqëruar homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis në vizitën e tij në jug të vendit për t’u takuar me minoritetet greke. Mitsotakis u prit nga Rama në Derviçan.

Kryeministri grek deklaroi pak më parë se Greqia do të mbështeste integrimin e Shqipërisë në BE vetëm me një kusht: qeveria të ofrojë përkrahje për minoritetin grek.

Rama nuk iu përgjigj dfeklaratës së Mitsotakis i cili kërkoi një integrim me kushte për Shqipërinë kur tha se do të ofronte mbështetje nëse Shqipëria do të njohë të drejtat e minoritetit grek.

“Për ne minoriteti është një urë e pazëvendësueshme e lidhjes së pazgjidhshme mes dy vendeve tona. Dhe me shuëm mirënjohje dua t’i përshëndes të gjithë ata qytetarë të Shqipërisë me kombësi greke që i kanë dhënë shumë jo vetëm këtij komuniteti, por edhe këtij vendi. Dhe që falë lirisë pas një periudhe të gjatë izolimi mund të lëvizin lirisht mes kësaj ane dhe asaj ane të kufirit”, tha Rama.

Në hyrje të fjalës së tij, Rama përdori fjalë greke për të përshëndeturbanorët e Derviçanit, teksa i thurri larve kryeministrit grek. Rama u shpreh se realizoi një premtim që dikur i kishte bërë minoritetit grek.

“Kalimera, jasas...Ju kisha premtuar që do ta sillja këtu të birin e të atit dhe ja ku e keni. Dhe është vërtetë prekëse edhe për mua që nuk jam pjesë e minoritetit që të jem këtu pas thuajse 30 vitesh që i pari dhe i fundit kryeministër i Greqisë ndaloi për të përshëndetur vëllezërit dhe motrat në minoritet, i ndjeri babai i kryeministrit aktual, që me shumë kënaqësi e ka pritur këtë ftesë. Duhet të vinim të nesërmen e datës 6, pas samitit të BE-së në Tiranë, por moti ishte jashtëzakonisht i keq dhe u detyruam që ta shtyjmë. Kështu gjetëm një ditë të bukur për të ardhur ktu, në vigjilje të Krishtlindjeve. Dua t'ju falenderoj të gjithëve dhe kryetarin e bashkisë që ka siguruar bashkë me ju, nuk e di si e keni realizuar që të jetë ky diell kaq i bukur, por me siguri me lutje dhe me lule. Natyrisht kjo është e gjitha për kryeministrin por unë nuk kam pse të mos përfitoj dhe të shijoj këtë pamje, të gjithë të mbledhur në shesh”, u shpreh Rama.

 

Të fundit