Flash News

Ditari i Maxhorancës

Qeveria nuk ka para për votim elektronik: Jemi në vështirësi ekonomike, ka kosto miliona dollarë

Qeveria nuk ka para për votim elektronik: Jemi në vështirësi

Partia Socialiste ka fshirë çdo mundësi për votim elektronik në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, tha në konferencën e fundvitit me gazetarët se votimi elektronik ka një kosto të lartë miliona dollar, të cilën Shqipëria ipas tij nuk e përballon dot.

Gjiknuri u shpreh se vendi ndodhet në vështirësi ekonomike gjë që e bën të papërballueshme koston e votimit elektronik.

“Sistemi elektronik mund të jetë e ardhmja por kostoja e aplikimit arrin në milionë dollarë. Shqipëria nuk i ka kushtet, këtë duhet ta pranojmë. Jemi në vështirësi ekonomike. Asnjë palë nuk mund të thotë se u transformua procesi nga momenti i hedhjes së votave në kuti deri në numërim. Kushdo shqiptar e di se është e pamundur të fshihet një veprim i paligjshëm gjatë votimit sepse është i mbikëqyryr nga kamerat. Teknologjia nxjerr  rezultatin në kohë por ka edhe një kosto. Një gjë unë e them edhe si ekspert, një njeri që hedh votën në kuti, ajo votë do i numërohet”, tha Gjiknuri.

Të fundit