Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Harrojeni qeverinë po zgjodhët opozitën", Rama mohon kërcënimet dhe justifikohet: Po krijohen oaze politike

"Harrojeni qeverinë po zgjodhët opozitën", Rama mohon

Kryesia e Partisë Socialiste ka përfunduar mbledhje e mbajtur sot në selinë rozë, në kuadër të fushatëz zgjedhore dhe pritshmërive të 14 majit.

I pyetur nga gazetarët se pse kërcënoi me ndërprerje fodnesh bashkitë e opozitës, Rama anashkaloi përgjigjen duke hedhur poshtë deklaratën kërcënuese. Rama mohoi të ketë ushtruar presion apo të ketë kërcënuar qeverisjet vendore dhe tha se me deklaratën e tij ka dashur të orientojë zgjedhësit.

“Unë kam folur për kukulla të një çifti, ku kemi një non-grata të shpallur nga aleati ynë strategjik, cilësia dhe natyra e raporteve me Shqipërinë vendoset nga ata. Një nga individët më të rëndësishëm të politikës së vendit në këto 30 vite mban damkën e të padëshirueshmit. Kjo nuk është presion, por është një mënyrë për ti thënë njerëzve, që këta kandidatë nuk janë vënë aty për të zgjidhur hallin e komunitetit, por për të krijuar oaze të luftës politike, për të krijuar barrikada me qeverisjen qendrore. Ne do të bëjmë tonën në çdo bashki”, u shpreh Rama.

Mirëpo, deklarata e kryeministrit e bërë nga Kamza thotë të kundërtën. Qartazi, Rama ëhstë shprehur se kush zgjedh koalicionin “Bashkë Fitojmë”, ta harrojë qeverinë.

“Kush do fusi gomarin me dy veshë të gjata në bashki, ta harrojë qeverinë. Ne nuk mundet kurrë që të na vënë para këta medemek në emër të votës, të na detyrojnë të bahskëpunojmë me individë të shpallur non grata, jo nga unë por nga SHBA-të. Me SHBA do luftojnë? Kjo nuk është sfidë, por turp dhe me këtë turp Shqipërisë ne nuk do ia lejojmë”, deklaroi Rama.

I pyetur se pse kërkoi që zgjedhësit të mos votojnë fare nëse zgjedhin opozitën, Rama u shpreh se iu drejtua një pjese të vogël të elektoratit të anës tjetër.

“I fola një pjese të vogël të elektoratit të anës tjetër, e cila edhe pse e vogël në masë, vota e tyre ka rëndësi.Ata përfaqësojnë një komponent të fortë besnikërie sepse kanë lidhje të forta me të kaluarën. Unë e di se shumë prej ketyre do të votojnë nga ata edhe për ne”, tha Rama.

Të fundit