Flash News

Ditari i Maxhorancës

Presidenti i ri/ PS shkresë Kuvendit për nisjen e procedurave, raundi i parë i votimit më 4 maj

Presidenti i ri/ PS shkresë Kuvendit për nisjen e procedurave, raundi

Partia Socialiste ka firmosur sot kërkesën drejtuar kryeparlamentares Lindita Nikolla për të filluar punën për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Në shkresën drejtuar Nikollës, kreu i grupit parlamentar të socialistëve Taulant Balla, kërkon fillimin e procedurave për zgjedhjen e emrit të Presidentit të ri, më 29 Prill 2022, duke thirrur Konferencën e Kryetarëve.

Balla propozon që raundi i parë i votimit të mbahet më 4 Maj.

“Gjithashtu referuar përsëri nenit 87 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, propozoj që raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës të kryhet në një seancë të posacme plenare, e cila të mbahet në datën 4 maj 2022”, thuhet në shkresën drejtuar kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, që mban firmën e Taulant Ballës.

Presidenti i ri/ PS shkresë Kuvendit për nisjen e procedurave, raundi Presidenti i ri/ PS shkresë Kuvendit për nisjen e procedurave, raundi

Të fundit