Flash News

Ditari i Maxhorancës

Po lobon për pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO? Rama: Edhe mund të jetë përfolur

Po lobon për pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të

Kryeministri Edi Rama ka komentuar lajmin e pak ditëve më parë se është një nga emrat e përfolur për pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, pas përfundimit të mandatit të sekretarit aktual, Jens Stoltenberg.

I ftuar në Opinion, Rama tha se kontratën e ka me shqiptarët, ndërsa pohoi se emri i tij mund të jetë përfolur.

Pjesë nga intervista:

Rama: Nuk loboj as si Sekretari i Përgjithsahëm i NATO-s as Sekretari i Përgjithhëm i Kombeve të Bashkuara.

Fevziu: Po të tjerët lobojnë në emrin tuaj? Po ua bëj pyetjen në mënyrë të drejtpërdrejtë, A është përfolur emri juaj?

Rama: Nuk ka rëndësi, edhe mund të jetë përfolur, por nuk përbën rëndësi. Është procesi, edhe për një vit nuk është ky problem. Ndërkohë kontratën e kam me shqiptarët.

Fevziu: Do jetë akoma apo u lodhe?

Rama: Sapo ka filluar. Unë mendoj se si do bëhet ky mandate transormues.

Fevziu: Keni akoma ambicje, se njeriu lodhet…

Rama: Në sekondin e parë që do ta ndiej do ta thoja

 

Të fundit