Flash News

Ditari i Maxhorancës

Për Ramën, problemi nuk është Kodi i ri Penal, por ata që bëjnë zhurmë për lirinë

Për Ramën, problemi nuk është Kodi i ri Penal, por ata

Në kulmin e debatit për draftin e Kodit të ri Penal dhe ndikimin e tij potencial mbi lirinë e shprehjes, kryeministri Edi Rama ka reaguar me një postim ironik në rrjetet sociale, duke vënë në shënjestër ata që kanë ngritur zërin kundër nismës ligjore.

“Të alarmuarit nga drafti i Kodit të ri Penal dhe gojëmbyllja me ligj e forcave liridashëse politike dhe mediatike, mbase duhet të kujdesen që të mos ekspozohen shumë në diell,” shkruan Rama, duke shmangur komentet mbi përmbajtjen reale të draftit që ka sjellë reagimin e shoqatave të gazetarëve.

Në vend që të sqarojë elementët më të kontestuar të projektligjit – si përkufizimet e paqarta për shpifjen, dënimet për gazetarët apo kufijtë mes lirisë dhe propagandës – Rama zgjedh të akuzojë kritikët për “sherr dhe shamata”, duke sugjeruar se liria po keqpërdoret nga ata që ankohen për mungesën e saj.

“Hëpërhë, problemi më serioz që ka liria në Shqipëri nuk është as regjimi, as drafti i kodit të ri, po masa domethënëse e atyre që e përdorin lirinë vetëm për të bërë sherr,” shkruan ai.

Të fundit