Flash News

Ditari i Maxhorancës

Operacioni në kampin Ashraf 3, Çuçi: Dhuna e policisë theu kodin e mikëpritjes, MEK shkeli marrëveshjen

Operacioni në kampin Ashraf 3, Çuçi: Dhuna e policisë

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar pas operacionit policor në kampin Ashraf 3 në Manzë në Durrës.

Çuçi nga konferenca për shtyp me Muhamet Rrumbullakun, tha se ndjehet i keqardhur për reagimin e anëtarëve të MEK, të cilëve Shqipëria iu ka ofruar strehim. Ministri tha se dhuna e policisë është një thyerje e kodit të mikëpritjes që i është ofruar muaxhahedinëve.

“Ndjehem i indinjuar me reagimet e anëtarëve të MEK. I keqardhur sepse Shqipëria u ka ofruar atyre gjithçka që lidhet me strehimin e tyre me qëllim humanitar sipas marrëveshjes. I ka ofruar ndihme, siguri dhe madje mbrojtje ndaj kërcënimeve që vinin nga Irani. Besoj se ata për më shumë se 3000 ditë kanë jetuar nën sigurinë tonë të plotë. E paimagjinueshme dhuna e tyre ndaj Policisë së Shtetit. Jo vetëm që është shkelje ligjore për këdo që jeton në Shqipëri, por edhe njëlloj thyerje e kodit të mikëpritjes që ne i kemi ofruar atyre”, u shpreh Çuçi.

Çuçi tha se edhe MEK-u theu marrëveshjen me Shqipërinë, pasi sipas ministrit, atyre nuk iu lejohet të zhvillojnë aktivitet politike. Çuçi tha se aktivitetet e tyre politike kanë tërhequr vëmendjen e SPAK-ut i cili ka nisur hetimet.

“Që të jemi të qaartë, organizata MEK ka marrëveshje me qeverinë shqiptare për t’u strehuar në Shqipëri vetëm për qëllime humanitare. Atyre u ndalohet të kryejnë çdo lloj aktiviteti politik. Herë pas here kemi pasur shqetësime për mosrespektimin e marrëveshjes. Kanë qenë publike aktivitetet politike të tyre por kjo tashmë kohët e fundit, ka tërhequr vëmendjen e Prokurorisë së Posaçme të SPAK që ka filluar më shumë se një çështje penale lidhur me këtë gjë. Ashtu siç duhet të veprojë çdo institucion ligjzbatues në Shqipëri SPAK-u kur ka pasur dyshime i është drejtuar gjykatës për të bërë një kontroll brenda kampit që është territor shqiptar si gjithë të tjerat. GJKKO mori vendimin brenda gjithë ligjeve për kontrollin dhe konfiskimin e pajisjeve.  Askush në Shqipëri, përfshirë edhe anëtarët e organizatës së MEK që janë strehuar për qëllime humanitare, nuk ka të drejtë të kundërshtojë vendimet e gjykatës”, tha Çuçi.

Të fundit