Flash News

Ditari i Maxhorancës

Onkologjiku pa ilaçe, ministrja e Shëndetësisë e quan krizën një “sfidë personale”

Onkologjiku pa ilaçe, ministrja e Shëndetësisë e quan

Prej muajsh, mediat kanë denoncuar mungesën e medikamenteve për pacientët me kancer tek Spitali Onkologjik. Pacientët hasin vështirësi për të siguruar ilaçe që janë jetike për ta, ndërsa institucionet heshtin.

Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala ka pranuar skandalin tek Onkologjiku duke e quajtur këtë të fundit një “sfidë” personale, kur në fakt prek shumë pacientë.

“Nuk dua të bëj politikë me dhimbjen e pacientëve. Pak kohë më parë ka pranuar një sfidë personale si mjeke, pasi karrierën time e kam nisur pikërisht tek Onkologjiku ku këto kohë kam prekur çdo skutë pa praninë e medias. Sfidat ekzistojnë dhe ne jemi duke vepruar. Vetëm 3 ditë më parë u rialokuar 300 milionë lekë fond për të zgjidhur problemin urgjent me barnat në QSUT. 1 mld lekë vetëm për barnat tek Onkologjiku. Problemet nuk zgjidhen me retorikë politike apo duke luajtur me dhimbjen e pacientëve”, tha ajo.

"Sfidën" e ministres e kanë mbi kurriz shumë pacientë dhe familjarë të cilët kanë raportuar se janë detyruar të blejnë barnat në treg privat, duke paguar shuma të konsiderueshme, ose në disa raste kanë humbur trajtimin në mungesë të ilaçeve.

Të fundit