Flash News

Ditari i Maxhorancës

Nuk u bë dot deputete, ish-ministrja merr post të ri pranë Ramës

Nuk u bë dot deputete, ish-ministrja merr post të ri pranë

Etilda Gjonaj nuk arriti të siguronte mandatin e deputetes në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke mbetur jashtë përbërjes së re të qeverisë Rama 4. Megjithatë, kryeministri Edi Rama vendosi t’i besojë një rol pranë tij.

Burime bëjnë me dije se Gjonaj do të shërbejë si këshilltare juridike e kryeministrit. Në këtë pozicion, ajo do të veprojë edhe si urë lidhëse për nismat ligjore mes qeverisë dhe Kuvendit, duke përgatitur dhe harmonizuar aktet normative, projektligjet dhe reformat ligjore që kërkojnë dakordësi politike dhe teknike.

Etilda Gjonaj ka drejtuar Ministrinë e Drejtësisë në periudhën 2017–2021, gjatë mandatit të dytë të qeverisë Rama, dhe eksperienca e saj juridike dhe politike do të përdoret tani në nivelin e këshillimit pranë kryeministrit.

Të fundit