Flash News

Ditari i Maxhorancës

Miratohet vendimi: Rriten pensionet, paga minimale bëhet 32 mijë lekë

Miratohet vendimi: Rriten pensionet, paga minimale bëhet 32 mijë

Qeveria ka miratuar vendimin për rritjen e pagës minimale dhe indeksimin e pensioneve.

Ministrja e Ekonomisë dhe Financës, Delina Ibrahimaj, tha pas mbledhjes së qeverisë se me indeksimin e dytë pensionet rriten në nivelin e 9.5% dhe përfitojnë 678 mijë pensionistë. Po ashtu, edhe paga minimale për 200 mijë të punësuar do të jetë 32 mijë lekë. Vendimi hyn në fuqi këtë muaj.

"Me këtë indeksim të dytë ne e çojmë rritjen e pensioneve në nivelin 9.5% në krahasim me pasionet që merreshin në fund të vitit të kaluar. Përfitojnë 678 mijë pensionistë. Ky vendim hyn në efekt që me pensionin e muajit shtator.

Morëm një vendim sa si përket rritjes së pagës minimale në shkallë vendi. Në prill, e rritën nga 30 mijë në 32 mijë. Me vendimin e sotëm paga do të jetë 34 mijë lekë dhe ky është një vendim që prek 200 mijë të punësuar. Në total kemi rreth 900 mijë qytetarë shqiptare që përfitojnë nga rritja e pensioneve dhe pagave", u shpreh Ibrahimaj.

Të fundit