Flash News

Ditari i Maxhorancës

Çmimet në rritje, por qeveria “dorëzohet”: Nuk ndërhyjmë dot

Çmimet në rritje, por qeveria “dorëzohet”: Nuk

Frutat, zarzavatet, produkte të tjera ushqimore po tregtohen me çmime më të larta se disa javë më parë. Aktualisht 1 kg domate kushtojnë 320 lekë, ndërsa një javë më parë kushtonin 220 lekë.

Rritja e çmimeve u pranua edhe nga ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj në një konferencë për mediat, e cila deklaroi se disa produkte të shportës bazë kanë reflektuar tashmë shtrenjtimin.

“Sa u takon ushqimeve, ne po monitorojmë një shportë me 80 ushqime dhe e vërteta është që kanë filluar të reflektohen në disa prej produkteve të shportës çmimet e rritura. Tani do të dalim në terren për të monitoruar çmimet dhe reflektimin e furnizimeve me realitetin. Nëse do të marrim vendime në të ardhmen, do të marrim vendime që lidhen me shportën bazë të konsumit, me rritjen e përgjithshme të çmimeve të konsumit”, tha Ibrahimaj.

Megjithatë, qeveria nuk parashikon ndërhyrje për uljen e çmimeve. Ibrahimaj theksoi se një masë e tillë është e pamundur, ndërsa si zgjidhje mbetet vetëm monitorimi dhe mbështetja e shtresave në nevojë në rast rritjeje të mëtejshme.

“Nuk thamë që do të ndërhyjmë në çmime. Është e pamundur të ndërhyjmë në çmime. Ne jemi duke monitoruar me bazë ditore dhe do të dalim për të verifikuar që këto çmime nuk janë abuzive. Në rast do të kemi ndikim të vazhdueshëm në çmimet e konsumit, atëherë do të suportojmë shtresat që nuk përballojnë rritjen e çmimeve as për një periudhë të përkohshme”, tha ministrja.

Të fundit