Flash News

Ditari i Maxhorancës

Mes socialistëve një ‘tradhtar’, kush është deputeti që votoi pro rezolutës për Srebrenicën

Mes socialistëve një ‘tradhtar’, kush është

Kuvendi rrëzoi me 51 vota kundër dhe 15 pro, rezolutën e prpozuar për të dënuar gjenocidin e Srebrenicës.

Refuzimi nga ana e maxhorancës solli edhe akuza prej ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili deklaroi nga foltorja e Kuvendit se votimi i deputetëve socialist u bë kundër me urdhër të presidentit serb Aleksandar Vuçiç.

“Votuat sipas urdhrit të Aleksandër Vuçiç. Shqipëria, një antishqiptar si Edi Rama nuk ka pasur kurrë. Ju shkelmuat mbi jetët e djemve e fëmijëve të pafajshëm të Bosnjes. Votuat duke shkelmuar mbi jetët e 10 mijë shqiptarëve në Kosovë. Votuat mbi jetën e qindra mijëra shqiptarëve që në gjenocidin ciklik serb ranë për tu bërë të pavdekshëm”, tha Berisha.

Por, në mesin e deputetëve socialist të cilët ngritën kartonbat e kuq duke i thënë “jo” dënimit të gjenocidit, kamerat kanë fokusuar në mesin e socialistëve të Ramës, një deputet i cili i është bashkuar rezolutës dhe ka votuar pro.

Sipas Ora Neës, mësohet se bëhet fjalë për deputetin Ilir Ndraxhi, socialisti që votoi pro dënimit të gjenocidit të Srebrenicës.

 

Të fundit