Flash News

Ditari i Maxhorancës

Këshillimi i ardhshëm Kombëtar në fund të vitit, Rama nxjerr qeverinë në ‘tur’ për t’u ballafaquar me qytetarët

Këshillimi i ardhshëm Kombëtar në fund të vitit, Rama

Këshillimi i ardhshëm Kombëtar pritet të mbahet në fund të vitit. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së grupit të PS, për depozitimin e propozimeve për Presidentin e ri.

Rama njoftoi se fill pas mbledhjes së grupit do të zhvillojë një takim me ministrat për të bërë një analizë të punës se deri ku është arritur me iniciativat e nevojshme. Pas propozimit të drafteve, do të ketë edhe një cikël diskutimesh me komisionet përkatëse.

“Siç e kemi premtuar Këshillimi Kombëtar dhe të gjitha rezultatet e Këshillimit do të jenë prioritet për qeverinë në mënyrë që të adresojnë me shpejtësi dhe cilësi vendimmarrjet tanimë të qarta falë kontributit të mbi gjysmë milioni të shqiptarëve. Për këtë proces të gjithë ministrat respektivë janë angazhuar dhe sot pas kësaj mbledhje kemi një takim për të parë ku jemi me të gjitha iniciativat e nevojshme. Më pas sapo të jenë bërë gati draftet e para do të duhet të bëjmë një cikël diskutimesh me grupin, me të gjithë grupin dhe pastaj paralelisht me komisionet përkatëse. Sepse janë disa akte të rëndësishme ligjore që duhet të bëjmë çmos brenda këtij sesioni në mënyrë që me të gjitha ato nisma të fillojmë zbatimin”, deklaroi Rama.

Kryeministri sugjeroi që temat e Këshillimit të ardhshëm të jenë me interes për qytetarët, teksa njoftoi se ministrat, deputetët dhe krerët e bashkive do të zhvillojnë një tur në periudhën maj-qershor në çdo qytet të vendit,për të prekur nga afër shqetësimet e tyre, dhe pse jo për t’i bërë pjesë të Këshillimit të ardhshëm Kombëtar.

“Është e nevojshme të kemi një kontribut të të gjithë deputetëve është përpilimi i Këshillimit të ardhshëm Kombëtar, por me shumë gjasa do të duhet ta bëjmë në fund të vitit, pasi kemi shumë kërkesa nga qytetarët pjesëmarrës dhe të tjerë që kanë qenë skeptikë. Është shumë e rëndësishme që temat e Këshillimit Kombëtar të prekin tema që janë në interes të drejtpërdrejtë për ta. Dhe e treta, në vijim në periudhën maj-qershor do të organizojmë një lëvizje në të gjithë Shqipërinë me pjesëmarrjen e të gjithë ministrave dhe deputetëve dhe kryetarëve të bashkive, për të trajtuar qoftë temat e këtij Këshillimi, qoftë temat që shqetësojnë komunitete të ndryshme dhe për të adresuar të gjitha problematikat që hasim në nivelin e qeverisjes qendrore dhe vendore”, tha Rama.

Të fundit