Flash News

Ditari i Maxhorancës

GJKKO pezulloi Ballukun, Rama reagon për herë të parë: Do ta çojmë në Kushtetuese

GJKKO pezulloi Ballukun, Rama reagon për herë të parë: Do ta

Nga konferenca e përbashkët me komisioneren për Zgjerim Marta Kos, kryeminsitri Rama ka reaguar për herë të parë pasi Gjykata e Posaçme vendosi të pezullojë nga detyra zv.kryeministren dhe ministren, Belinda Balluku.

Rama e cilësoi vendimin një arbitraritet dhe deklaroi se çështja e pezullimit të Ballukut do t'i dërgohet Gjykatës Kushtetuese. Kreu i socialistëve tha se vendimi i marrë nga GJKKO cenon funksionimin e qeverisë.

"Përsa i përket rastit konkret. Së pari, pavarësia e gjyqësorit nuk është as slogan, as manovër politike dhe as një eksperiment, por është një shkëputje historike nga e kaluara e realizuar vetëm në vitet e fundit. Kjo pavarësi ka sjellë një risi absolute në jetën insituticonale dhe zhvillime të padiskutueshme pozitive. Duke filluar nga një fakt i pamohueshëm, varrosja e kulturës 100 e kusur vjeçare të pandëshkueshmërisë. Por ama ka shfaqur edhe dobësitë e natyrshme të një pushteti krejt të ri si edhe reflekse të vjetra antidemokratike.

Së dyti dua të theksoj se pavarësisht dhe përtej kostove të larta që kanë për vendin dhe jo thjesht për ne këto reflekse të vjetra antidemokratike të trupave të reja speciale, për ne dhe për mua personalisht mbrojta e pavarësisë dhe ruajtja e pavarësisë së sistemit të drejtësisë janë paralushte. Janë parakushte për çdo qëndrim nga ana jonë, sepse siç thotë edhe një fjalë e mençur ‘kur nuk duhet hedhur fëmija bashkë me ujin e pistë’.

Pezullimi nga detyra e një ministri, në këtë rast e një zv.kryeministri, është një tjetër shfaqje e atyre dobësive që përmenda më lart dhe e reflekseve antidemokratike. Ky është një rast unikal në historinë e Evropës dhe po ashtu në historinë e trupave speciale të drejtësisë që janë krijuar në procesin e integrimti evropian të vendeve ish-komuniste, ku s’ka ndodhur kurrë që një prokuror dhe një gjykatës të mbldihen kokë më kokë të pezulljnë një anëtar qeverie. Por nëse një prokuror special i këtu në Shqipëri ka vendosur të pezullojë një ministër cënimi i drejtpërdrejtë duke marrë kompetencat e kryeministrit, presidentit dhe Parlamentit, zgjedhja jonë në raport me këtë fakt është strategjikja si gjithmonë për ta ruajtur dhe për ta mbështetur pavarësinë e gjyqësorit. E thënë derjtpërdrejt ne nuk mund t’i përgjgijemi një arbitrariteti të këtyre përmasave me asnjë lloj arbitrariteti dhe as do të angazhohemi larg qoftë në një betejë retorike me drejtësinë. Por do të vazhdojmë me durimin tonë strategjik. Do ta ruajmë dhe do ta mbështesim, do ta pranojmë vendimin e pezullimit të ministres dhe ne ndërkohë do të kërkojmë mbrojtjen e pavarësisë së funksionimit të cenuar të qeverisë vetëm te drejtësia në Gjykatën Kushtetuese", deklaroi Rama.

Të fundit