Flash News

Ditari i Maxhorancës

Gjici i bashkohet shokëve të partisë, dërgohet në paraburgim në Durrës

Gjici i bashkohet shokëve të partisë, dërgohet në

Pasi u njoh me masën e sigurisë “arrest me burg” pa afat, ish-kryebashkiaku Safet Gjici është transportuar në paraburgimin e Durrësit.

Ndërkohë në të njejtën qendër disa javë me parë u dërgua ish-kryebashkiaku, Vangjush Dako i akuzuar për shpërdorim detyre.

Por përveç Dakos, Gjiçi në shtëpinë e tij të re do të mirëpritet edhe nga dy shokë të tjerë të partisë së tij, ish-ministri Lefter Koka dhe ish-deputeti Alqi Bllako të dënuar për inceneratorin  e Fierit .

Kujtojmë që ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici u arrestua dy ditë më parë për veprën penale korrupsion pasiv.

Arrestimi i ish-kryebashkiakut u bë dy javë pas publikimit të video-skandalit ku Gjici shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e tij të bashkisë.

Video-skandali u publikua të premten (16 qeshor), ndërsa pamjet ishin filmuar në datën 6 qershor.

Pasi video u bë virale Safet Gjici tha menjëherë dorëheqjen duke deklaruar se ky ishte një kurth dhe se ishte prej disa kohësh në lidhje intime me vajzën në fjalë

Ndërkohë disa orë më vonë qeveria deklaroi se ai ishte shkarkuar nga posti i kryebashkiakut të Kukës, ku ishte rikonfirmuar në detyrë pasi fitoi zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Gjithashtu SPAK ka urdhëruar që gruaja që u shfaq në videon intime me ish kryebashkiakun e Kukësit nuk duhet të lërë vendin, pra nuk do të lejohet të udhëtojë.

Nga pjesët e tjera të videos dëgjohet që vajza me të cilën Gjici kryen marrëdhënie, kërkon një mundësi punësimi ose ndihmën e kryetarit të bashkisë për projektin e kastrimit dhe sterilizimit të qenëve të rrugës. Madje ajo i thotë se këto para, Gjici nuk do t’i paguajë nga xhepi, por nga buxheti i bashkisë.

Gjici pasi e dëgjon vajzën, e miraton ofertën e saj dhe i ofron gjithë mbështetjen e tij, duke i vënë ne dispozicion stafin e bashkisë.

Të fundit