Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Gjeni shqiptarin dhe ndalojeni”/ Xhaçka reagon pas deklaratës së ministrit britanik: E tronditur nga gjuha e përdorur!

“Gjeni shqiptarin dhe ndalojeni”/ Xhaçka reagon pas

Ministrja e Jashme, Olta Xhaçka ka reaguar pas deklaratës së fortë të ministrit britanik të Emigracionit, i cili një ditë më parë tha se po punojnë për të larguar emigrantët e paligjshëm shqiptarë.

Xhaçka është shprehur e tronditur nga gjuha e përdorur nga ministri britanik për shqiptarët. Sipas saj, ministri britanik i ka bërë këto deklarata për vota.

“E tronditur dhe pa fjalë kur dëgjoj një Ministër Shteti përgjegjës për Emigracionin të përdorë një gjuhë të tillë për disa vota më të mjerueshme. ‘Gjeni shqiptarin, ndaloni shqiptarin’!

Një linçim verbal i një grupi të tërë etnik në gjuhën që tingëllon sikur ministri po shpall sezonin e hapur për shqiptarët vetëm disa javë pas një komunikate të përbashkët të kryeministrave të Shqipërisë dhe Britanisë të cilët vlerësuan rolin e diasporës shqiptare në Britaninë e Madhe dhe kontributin e saj të rëndësishëm në kulturën, ekonominë dhe shoqërinë e të dy vendeve. Një veçim i turpshëm i një komuniteti nga një ministër i një demokracie të madhe që sjell kujtime të tmerrshme me një brutalitet të padurueshëm”, shkruan Xhaçka.

Kujtojmë që një ditë më parë, ministri britanik tha “të gjejnë shqiptarët, t’i ndalojnë ata, t’i çojnë në aeroport dhe t’i kthejnë në Tiranë. Jo vetëm këta emigrantët e paligjshëm por edhe kriminelë të rrezikshëm që kanë qenë të dënuar për drogë”.

Të fundit