Flash News

Ditari i Maxhorancës

Gazetarja franceze ia thotë në sy Ramës: Maxhoranca juaj është njollosur. Si reagon kryeministri

Gazetarja franceze ia thotë në sy Ramës: Maxhoranca juaj

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për France 24, ka folur lidhur me Samitin e fundit BE-Ballkani Perëndimor, si edhe për çështje që lidhen me qeverinë.

Gazetarja franceze i është drejtuar Ramës me një pyetje lidhur me implikimet e disa zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve në skandale. “Mazhoranca juaj është njollosur kohët e fundit nga disa skandale”, ka pyetur gazetarja Ramën.

Ky i fundit ‘korrigjoi’ pyetjen duke thënë se nuk mund të quhej njollë, por vullnet nga ana e qeverisë për të reformuar drejtësinë jo sipas parimit “tanët janë të paprekshëm dhe tuajit të dënueshëm”.

Në këtë mënyrë, Rama është munduar të mos japë më shumë detaje dhe të ‘justifikojë’ përfshirjen e disa prej socialistëve dhe ish-socialistëve në skandale apo afera korruptive e jo vetëm.

“Njollosje është fjalë shumë e madhe. Jo, bëhet fjalë për një vullnet, vullnetin tonë. Ne kemi marrë përsipër sfidën e madhe për të reformuar sistemin e drejtësisë dhe e kemi thënë. Nuk e reformojmë për të thënë tanët janë të paprekshëm e tuajët janë të dënueshëm. Kjo reformë është për të gjithë. Për këtë arsye në Shqipëri ka sot një sistem drejtësie që ka nisur të bëjë hetime, por nuk është ende ne standardet e një vendi të BE-së, siç është Franca. Ka një sistem drejtësie, i cili mund të bëjë hetime dhe procese gjyqësore për cilindo”, tha Rama në intervistën për France 24.

Të fundit